Drejtori i QRTK-së së Gjilanit, Arton Hoxha – në mesin e laureatëve

Drejtori i QRTK-së së Gjilanit, Arton Hoxha – në mesin e laureatëve

MKRS-ja komunikon emrat e fituesve në fushën e trashëgimisë kulturore për vitin 2016

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka bërë publike vendimin e Jurisë profesionale për dhënien e Çmimve vjetore në fushën e trashëgimisë kulturore për vitin 2016, mbështetur në Rregulloren Nr.09/2016 .

Në mesin e laureatëve është edhe drejtori I QRTK të Gjilanit, z. Arton Hoxha, i cili u shpall Menagjuesi më i mirë i vitit 2016 dhe fitoi Çmimin “Muhamet Shukriu”, vlera financiare e të cilit është 2500 euro.

Arton HOXHA, është një kuadër i ri dhe i talentuar i Kosovës në fushën e arkitekturës, i diplomuar në Universitetin e Tiranës – Fakulteti Politeknik ( 2005 ), i cili nga viti 2009 – 2017 menagjon suksesshëm Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan ( pjesë e MKRS-së) si drejtor i saj, i zgjedhur dhe i rizgjedhur përmes një konkursi publik.

Gjatë kësaj periudhe tetëvjeçare, z. Arton Hoxha ka dëshmuar pjekuri profesionale dhe menagjeriale në punë, si me stafin e QRKT, gjithashtu dhe me planifikimet vjetore të punës dhe me projektet e kësaj Qendreje, për të cilën lirisht mund të themi se është më e sukseshmja në nivel të Kosovës, në këtë fushë.

Ka dëshmuar vetëmohim dhe vullnet në përmbushjen e synimeve programore dhe strategjike të MKRS dhe, në veçanti në respektimin dhe zbatimin e ligjshmërisë po, dhe në planifikimet dhe përcaktimet e synimeve të kësaj Qendreje, gjithnjë në përputhje me synimet e vetë MKRS-së, për këtë fushë.

Vetëm gjatë vitit 2016 ka udhëhequr dhe menagjuar suksesshëm projektet e planifikuara, si edhe viteve tjera, në inventarizimin dhe përgatitjen e dosjeve për 50 objektet e trashëgimisë kulturore të Krahinës së Anamoravës që janë propozuar për Mbrojtje të përhershme,

Ka planifikuar, udhëhequr dhe finalizuar botime me interes, siç ka qenë, TRASHËGIMIA KULTURORE E RAJONIT TË GJILANIT, një botim kapital në fushën e trashëgimisë dhe, i pari i këtij lloji për këtë pjesë të Kosovës.

Ka mirëpritur ,ndihmuar dhe udhëhequr dhe botime nga trashëgimia kulturore Anamoravës, siç ishte botimi STINA E MESELEVE , me autor Sabit Rrustemin dhe LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT ( në proces )

Në veçanti, është angazhuar dhe i ka udhëhequr të gjitha punët në themelimin dhe zyrtarizimin e Muzeut të Gjilanit, duke përgatitur dhe botuar me këtë rast edhe KATALOGUN E MUZEUT TË GJILANIT, me të gjitha eksponatet që i kanë mbledhur, ruajtur dhe inventarizuar gjatë periudhës dhjetëvjeçare si QRTK.

Mbështetur në këtë, Juria profesionale në përbërje : Ukë Xhema, etnolog, Arben Hajdari, arkeolog, Florina Jerliu, arkitekte, Muhamet Mala, historian, dhe Lajde Kolgjeraj, kryetare e Ansamblit Etnokulturor “Katarina Josipi” ka bërë zgjedhjen më të mire, duke vlerësuar jo vetëm punën dhe angazhimet e z. Arton Hoxhës por, edhe të QRTK të Gjilanit, fushëveprimtaria e së cilës shtrihet në 12 komuna të Anamoravës si dhe të Ferizajit, Shtimes e Shtërpcës.

Sabit Rrustemi
Zyrtar për promovim në QRTK të Gjilanit

KOMENTE