Drejtorët kërkojnë rritje të buxhetit për shkollat

Drejtorët kërkojnë rritje të buxhetit për shkollat

Diskutimi publik i planifikimin të buxhetit 2018-2020, është mbajtur sot në Viti me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune.

Në këtë takim, janë paraqitur edhe prioritetet dhe kërkesat e drejtorëve të shkollave në buxhetin e ardhshëm tre vjeçar.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka folur rreth rëndësisë që kanë diskutimet publike në planifikimin e buxhetit komunal, duke përmendur edhe rëndësinë që kanë dëgjimet publike dhe ndarjes në mënyrë proporcionale.

Ndërsa Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, ka sqaruar për kategoritë buxhetore dhe planifikimet e buxhetit të ardhshëm në fushën e arsimit. Drejtorët e shkollave, njëzëri patën si kërkesë më prioritare rritjen e buxhetit për shkollat, pasi sipas tyre kanë nevojë për mbulesë të shpenzimeve.

Gjithashtu u kërkua pajisje me kompjuter për shkollat që janë në mungesë, mandej investime në riparime të disa shkollave, rregullim të rrethojave, rrënimin e shkollës së vjetër të Sllatinës së Epërme që u paraqitë si nevojë shumë urgjente, rregullimi i ngrohjes

KOMENTE