Daka: Nuk ka ndërhyrje të politikës, KQZ-ja është duke e zbatuar vetëm ligjin

Daka: Nuk ka ndërhyrje të politikës, KQZ-ja është duke e zbatuar vetëm ligjin

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë me dije se 86 kandidatëve u është mohuar e drejta të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit për shkak se kanë aktgjykime të plotfuqishme në tre vjetët e fundit.

Ajo ka thënë se KQZ-ja e ka obligim ligjor ta bëjë decertifikimin e kandidatëve që kanë probleme me ligjin. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Daka ka thënë se në këtë proces nuk ka ndërhyrje të politikës dhe se KQZ-ja është duke e zbatuar vetëm ligjin.

Ajo ka treguar se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që zgjedhjet e 22 tetorit të jenë demokratike.

Daka u ka bërë thirrje subjekteve politike që gjatë fushatës zgjedhore të mos përdorin gjuhë denigruese, por të bëjnë fushatë mbi bazën e programeve.

BURIMI: Epoka e Re

KOMENTE