(2LONLINE) - Kujdesi ndaj shëndetit mental  e ngrit vetëdijen e shoqërisë lidhur me çështjen e shëndetit mental. Rëndësia e shëndetit mental, angazhimi, puna krijon efektivitet tek personat të cilët hasen me vështërsi në shëndetin mental, investim në parandalime dhe shërbimet trajtuese. Njeri i shendosh mentalisht, është individ i aftë të krijoj raporte harmonike me njerëz dhe ne mënyrë konstruktive ta harmonizojë ndryshimet, fizike, psikike dhe sociale të mjedisit të vetë.

Psikologët janë te interesuar për zgjidhjen ose se paku për zbritjen e probleme të ndryshme të njerëzve në familje, në shkollë, në vendet e punës dhe në fusha tjera posaçërisht në mbrojtën e shëndetit psikik. Kujdesi ndaj shëndetit mental është i rëndësishëm, sepse njeriu pavarësisht nga mosha, gjinia, niveli i shkollimit  kalon nëpër situata krizash, konlfikit dhe stresi etj.  

E tërë kjo gjendje e rëndë shpirtërore jo vetëm që ndikon në dobësimin e hapësirës psiko – fizike por në të njëjtën kohë kushtëzon manifestimin e sjelljes dhe veprimeve jonormale neurotike. Kur kemi të bëjmë me problem  të shëndetit mental zakonisht kemi të bëjmë me ngecje, stagnim dhe pamundësi për të zhvilluar aspektin e tyre personal. Por profesionistët, kompetentët si: psikologët, psikiatrit, punëtorët social, infermierët, etj., do të kushtojnë kujdes dhe zhvillim  të personalitetit me qëllim të realizimit të potencialeve që njeriu ka, dhe për të aplikuar  ato aftësi  që individi të jetë i aftë i pavarur në veprimet  e tij etj.

Roli i psikologut është të promovoj shëndet, të ofrojë zgjidhje për individit të cilët ndodhen në situata stresuese, konfliktuoze, depresvie, neuroritke e cila individi ballafaqohet në jetën e përditshme, andaj këshillimi psikologjik u ndihmon personave, individëve për mënyrën e zgjidhjes së problemeve. Nga ana tjetër, udhëheqja e këshillimit është proces gjatë të cilit nuk trajtojmë vetëm disa probleme dhe zgjedhjen e mundshme të tyre, por zbulojmë  dhe përpunojmë (në masë të kufizuar) qëndrimet dhe emocionet të personit që kërkon ndihmë. Për këshillim dhe aplikimin e tij, vendosim kur vërejmë sesa janë të fuqishëm afektet – emocionet e shfaqura në një situatë dhe sa kohë te një person ose më shumë sosh zgjatë një problem – vështërsi e caktuar, d.m.th., për vetë procesin e udhëheqjes – aplikimit të këshillimit është me rëndësi t’i ndihmojmë njerëzit në evitimin e vështërsive apo problemeve që e shqetësojnë individin.

Këshillimi Psikologjik, u ndihmon njerëzve të dinë të orientohen para vështërsive të ndryshme, të shfrytëzojnë mundësitë intelektuale, emocionale dhe sociale për marrëdhënie harmonike me persona tjerë. Natyrisht njeriu gjatë jetës së përditshme ka të bëjë me raste dhe situata të ndryshme.

Disa herë është tejet i kënaqur me çka ka arritur, por ndodh të brengoset, lëndohet, fyhet etj, momente këto që ndikojnë në mirëqenien e tij.  Është detyrë në procesin e këshillimit që t’i mundësohet individit të lirohet nga frika, acarimi, t’i mundësohet të ndryshojë qëndrimet, me qëllim që më vonë të jetë në gjendje të ndryshojë edhe sjelljen me individë të tjerë nga rrethi  ku jeton dhe vepron.

Pra këshillimi përmban aktivitet qëllimi i të cilit është ndryshimi i qëndrimeve, adaptimi i individit apo grupit, rrethit ku jeton. Në procesin e këshillimit është me rëndësi raporti ndërmjet individit dhe rrethit. Marrëdhëniet me individ të tjerë kërkojnë nga çdo njeri nivel të caktuar socializimi, i cili e nxit personin të mësoj disa aktivitete sociale dhe të fitojë përvojë, me ndihmën e së cilën do të inkuadrohet në mësimin social.  

Mjeti themelor i këshillimit është përdorimi i fjalëve, verbalizmi d.m.th., njeriut i duhet individi tjetër me të cilin do të mund të flas.  Për mbrojtjen e shëndetit mental nuk mjafton që vetëm të tjerët të kujdesën  për atë person por është shumë me rëndësi se si ai person kujdeset për sjelljet dhe veprimet e veta në përputhje me normat shoqërore me qëllim të mbrojtjes së shëndetit mental të tij/ saj.

Këshillat më të domosdoshme për mbrojtën  e shëndetit mental dhe për të jetuar në harmoni dhe në tolerancën njerëzore janë:

•T’i kushtohet rëndësi reagimeve, duke evituar sjelljen agresive dhe për të mos cenuar rrethin në të cilin jetojmë, por duhet gjetur mënyra për t’i shprehur ndjenjat.
•Duhet të zhvillojmë ne vete tolerancën e frustracionit dhe të jemi të aftë të pranojmë edhe mossuksesin momental dhe të i përballojmë vështersitë jetësore.
•Të krijojmë një pasqyrë reale për vetveten, të mundohemi të jemi objektiv, më përkushtimin, motivimin,  drejt arritjeve dhe realizim të qëllimeve.
•Inkuadrimi në jetën shoqërore, më qëllim të ruajtjes së ndjenjës së sigurisë, se ne e kemi vendin në jetën shoqërore, se jemi të dobishëm dhe se rrethi shoqëror ka nevojë për ne.
•Përgatitja e njerëzve për jetë të përbashkët, jetë familjare, probleme bashkëshortore, probleme në moshën e adoleshencës (pjekurisë së hershme), çështjet e ndryshme me adaptim të suksesshëm, raporti ndërmjet mësuesit dhe nxënësit, fëmiut dhe prindit, fëmiut dhe edukatorit, trajtimi i llojeve të ndryshme të sjelljes delikuente etj.
•Të përmirësohet  vlerësimi  mbi vetën dhe të ngritet  vetëbesimi.
•Të ndryshohen modelet e vjetra të sjelljes dhe zëvendësimi i tyre me ato të reja.

Andaj, të marrësh rrugën për tek psikologu nuk do të thotë patjetër që ke një problem mendor. Problemet e këshillimit që do të trajtohen nga një psikolog, variojnë nga natyra e shqetësimit që mund të kemi. /2lonlne/

Autori është – Psikolog Klinik
Banorėt e Soliterit: Meritojmė tė trajtohemi si njė lagje

(2L ONLINE) - Dikur identifikohej Gjilani me të, vazhdon të jetë akoma pikë r...