Biblioteka “14 Nëntori” në Bujanoc me pak lexues aktiv

Biblioteka “14 Nëntori” në Bujanoc me pak lexues aktiv

Biblioteka e qytetit të Bujanocit “14 Nëntori” është institucion publik që ka edhe degët e saja në fshatin Tërnoc i Madh, Muhoc, Bilaç e Klenik ndërsa anëtarësimi vjetorë kushton 200 dinarë.

Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Lidija Trajkoviq, biblioteka frekuentohet si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët por se numri i lexuesve nuk është aspak i kënaqshëm.

“Kemi rreth 500 deri në 600 frekuentues kurse në rrethinë 100 deri 200 lexues gjë që është një numër shumë simbolik për vendin tonë me rrethinë”, deklaroi Trajkoviq gjatë një bisede për Titulli.com.

Ajo shtoi se lexues më të rregullt i ka nxënësit e shkollave fillore e të mesme ku interesimi më i madh është për lekturat shkollore e romaneve botërore edhe pse biblioteka është mjaft e furnizuar me tekste si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën serbe.

Brengosësh është fakti që sipas saj mungon numri i vogël i lexuesve nga pensionistët si dhe mosha e mesme.

Përveç ofrimit të librave të llojllojshëm me numër ta mjaftueshëm, biblioteka organizon edhe aktivitet të ndryshme për motivimin e fëmijëve kurse për festat librit dhurohen libra falas për fëmijët në mënyrë që të motivohen për lexim.

“Çerdhet shkollore, shkollat i sjellin fëmijët e nxënësit për ti njoftuar e mësuar me bibliotekën e librat me nga një orë mësimi për ti motivuar që të lexojnë duke i folur rreth librave nga kujdestarët e mësuesit si dhe punonjësit e bibliotekës”, është shprehur Trajkoviq.

Ndërsa për furnizimin e bibliotekës me libra s, Lidija Trajkoviq thotë se për vitin 2017 për libra shqip janë shpenzuar 558 mijë dinarë kurse për librat në gjuhën serbe 182 mijë dinarë që janë të përfshirë tituj të ri të librave.

Biblioteka “14 Nëntori” gjendet në objektin e shtëpisë së kulturës në Bujanoc dhe është e hapur për çdo lexues të territorit të komunës dhe ofron një ambient të rehatshëm për lexim./Titulli.com/

KOMENTE