Arrestohet sulmuesi që vrau 39 persona në Stamboll

Arrestohet sulmuesi që vrau 39 persona në Stamboll

Policia turke ka arrestuar personin që dyshohet se natën e Vitit të Ri vrau 39 persona në një lokal nate të Stambollit. I dyshuari që sipas gazetës turke, Hurriyet është shtetas uzbek, është kapur nga policia gjatë bastisjes së një shtëpie që është pronë e një miku të të dyshuarit nga Kirgizia, raporton televizioni NTV. Sipas të njëjtit raport, i dyshuari është munduat t’i rezistojë arrestimit.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit, duke thënë se kjo ishte hakmarrje për përfshirjen e ushtrisë turke në Siri. Hurriyet dhe media të tjera e kanë identifikuar të dyshuarin të jetë shtetasi uzbek, Abdulkadir Masharipov.

Tridhjetë e nëntë njerëz vdiqën në sulmin në klubin Reina dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Qytetarë nga Izraeli, Franca, Tunizia, Libani, India, Belgjika, Jordania dhe Arabia Saudite ishin në mesin e viktimave.

KOMENTE