Arrestohet një i dyshuar për vjedhje, i reziston policisë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje, i reziston policisë

Me 28 mars 2017, ankuesja, shqiptare shtetase e Kosovës, kishte raportuar se persona të panjohur pasi e kanë hapur me forcë derën e hyrjes së shtëpisë së fqinjit të saj për të cilën ajo kujdesej, nga dhoma e ditës ishte vjedhur një TV-Plazma te markës “PHILIPS”, në vlerë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes kishte qenë më pas krim-teknika dhe hetuesit e stacionit policor të Gjilanit të cilët kishin bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se hetuesit e stacionit policor të Gjilanit pas një punë mirë të organizuar operative me 05 prill 2017 rreth orës:21:15 përmes rrugëve operative kanë pas një informatë për vende ndodhjen e të dyshuarit të mundshëm për disa raste te “vjedhjeve të rënda”.

Hashani tha se gjatë arrestimit i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës B.K. (1983) ka rezistuar duke e lënduar njërin nga zyrtarët policor i cili ka kërkuar ndihmën e mjekut.

I dyshuari edhe përkundër rezistencës dhe pengimit fizik është arritur të futet nën kontroll dhe është arrestuar nga policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit.

“I dyshuari në stacion policor është intervistuar ne prezencë të avokatit mbrojtës, ku janë gjetë fakte të qëndrueshme se është i involvuar në veprën e cekur më lartë. Po ashtu besohet të jetë i involvuar edhe në së paku gjashtë raste tjera “vjedhje të rënda” në disa shtëpi në qytetin e Gjilanit, dhe rrethinë, po ashtu gjatë verifikimit është gjet se ndaj të njëjtit ekziston edhe një urdhëresë prej një vit e gjysmë (1.5) burg efektiv të lëshuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit”, thotë Hashani.

Raste e kompletuara veç e veç do të dërgohen në prokurorin për Krime të rënda .Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë.

KOMENTE