Arrestohen 2 persona, një muaj pas vrasjes së Ambasadorit të Rusisë në Turqi

Arrestohen 2 persona, një muaj pas vrasjes së Ambasadorit të Rusisë në Turqi

Është arrestuar organizatori i ekspozitës së fotografisë ku u vra Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, bashkë me një oficer të policisë nga Ankaraja, gati një muaj pas vrasjes së ambasadorit.

Organizatori i ekspozitës, i identifikuar me inicialet T.O., dhe oficer i policisë, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u arrestuan më 17 janar, pasi disa deklaratave se vrasësi, Mevlut Mert Altintas, mund ta ketë vizituar Galerinë e Arteve, tri ditë para vrasjes së ambasadorit.

Në deklaratën e tij menjëherë pas sulmit, T.O. kishte thënë se ata mendonin se Altintas ishte një truprojë para se ta kryente sulmin.

Altintas u qëllua për vdekje nga policia në vend të ngjarjes pak momente pasi që e kishte vrarë Karlovin.

Bota Sot

KOMENTE