AKV “Gjilani” i pari në Festivalin e mbajtur në Sandanski të Bullgarisë

AKV “Gjilani” i pari në Festivalin e mbajtur në Sandanski të Bullgarisë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është fitues i vendit të parë, në Festivalin e të Rinjve Ballkanik “Sandanski 2017″, mbajtur në Bullgari.

Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati ka bërë me dije se në këtë Festival ndërkombëtar Ansambli i Këngëve dhe Valleve,”Gjilani”, është paraqitur me këngë e valle tradicionale shqiptare.

Sipas tij, Festivali i të Rinjve Ballkanik i cili mbahet në Sandanski-Bullgari, është një Festival shumë kulturor ku marrin pjesë shumë grupe të gjitha zhanreve të muzikës dhe vallëzimit, e ku në kategorinë e tradicionales, Ansambli “Gjilani”zuri vendin e parë në këtë garë, ku pjesëmarrës ishin të gjitha shtetet ballkanike.

“Me angazhimin maksimal të anëtarëve të këtij Ansambli dhe me punën e palodhshme të stafit udhëheqës, me mbështetjen e koreografes Arta Paspali, arritëm që të triumfojmë sikur edhe në shumë festivale dhe evenimente tjera.

Këto ngjarje kulturore janë te mirëseardhura për rinin tonë, në veçanti, por dhe rininë e gjithë Ballkanin, sepse bëjnë që të rinjtë tanë të shoqërohen me moshatarët e tyre, të njoftohen me kulturat e ndryshme në Ballkan dhe me gjerë”, ka thënë Fearti.

Sipas tij, vlen të theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit “Gjilani”, në këtë festival është mbështetur pjesërisht nga zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“I falënderohemi kryetarit, me këtë rast dhe njëkohësisht i bëjmë thirrje institucioneve që të shtojnë vëmendjen dhe mbështetjen e Ansamblit “Gjilani”, por edhe të kulturës në përgjithësi, sepse vullneti i të rinjve po zbehet, për t’i ruajtur dhe kultivuar vlerat tona kulturore”, thotë Ferati.

Pëtrndryshe, ai shoti se ky aktivitet është realizuar me punë të palodhshme nga Këshilli Artistik.

KOMENTE