Aksident komunikacioni: Lëndime pësojnë dy vozitësit dhe dy pasagjerëtfotoilustrim

Aksident komunikacioni: Lëndime pësojnë dy vozitësit dhe dy pasagjerët

Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Gjilan, janë njoftuar për një aksident trafiku me lëndime, që ka ndodhur në fshatin Llabjan të Novobërdës.

“Deri te aksident besohet të ketë ardhur si pasojë e tejkalimit të pasigurt nga vetura Mercedes, me tabela 06, me vozitës shqiptar shtetas i Kosovës. Ai godet veturën VW Pasat, me tabela 06”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Lëndime trupore pësojnë dy vozitësit dhe dy pasagjerë. Rasti procedohet tutje në Gjykatë.

KOMENTE