A po kërkon PDK-ja e Gjilanit emra të rinj të kandidatëve për kryetar?!

A po kërkon PDK-ja e Gjilanit emra të rinj të kandidatëve për kryetar?!

Flurim Arifi, anëtari i PDK-së, nuk është emër i panjohur për PDK-në, Dega në Gjilan. Ai madje në zgjedhjet e fundit nacionale, ishte në mesin e të propozuarve që Dega e Gjilanit i kishte bërë qendrës për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë.

Ndodhi koalicioni dhe zhvillimet e mëpastajshme politike, që bëri që lista e PDK-së të tkurret, për t’i lënë hapësirë partnerëve tjerë, dhe kjo bëri pastaj që shumë të propozuar të mos mund të kenë rastin, përkundër besimin nga partia, për të qenë pjesë e asaj liste.

Por, tani emri i Flurim Arifi, është në mesin e të përfolëve edhe si kandidatë i mundshëm që PDK-ja e Gjilanit mund të nxjerrë në garën për të parin e komunës. I kontaktuar nga Portali 2LONLINE, lidhur me këtë çështje, Arifi nuk e ka mohuar se lakohet emri i tij, mandej pranon se një interesim i tillë të jetë shfaqur edhe nga qendër, por në të njëjtë kohë thotë se në këtë moment ai vlerëson se partia ka nevojë për dikë që ka përvojë më të madhe politike, dikush që është unifikues për të gjitha strukturat, e që me angazhimin e tij do ta drejtojë partinë drejtë një fitoreje të madhe në Gjilan.

I pyetur nga Portali 2LONLINE, se cila do të ishte përgjigja e tij nëse megjithatë ftohet nga qendra dhe mund t’i kumtohet një propozim i tillë, ai tha se e vetmja mënyrë që do të mund ta pranojë propozimin për kryetar komune, do të ishte, nëse Dega e Gjilanit, e vlerëson se ai duhet ta merr këtë përgjegjësi të madhe, atëherë ai do ta respektonte një vendim të tillë.

Megjithëkëtë, ai thotë se është pjesë e PDK-së dhe nuk do të kursehet nga çfarëdo angazhimi që partia do ta ngarkojë në zgjedhjet lokale të tetorit, do të jetë krah i fuqishëm për cilindo kandidatë që do të merr bekimin e partisë.

“Ai mendon se PDK ka nevojë për përfaqësim të gjeneratave të reja, në çdo nivel, duke përfshirë këtu edhe garën për kryetar komune, por të cilët duhet të jenë gjithsesi pjesë e strukturës partiake, padyshim duke mos e anashkaluar përvojën dhe mundin që e kanë bërë të gjitha gjeneratat e deritanishme që kanë drejtuar partinë. Ky përfaqësim i gjeneratave të reja duhet të bëhet në mënyrë graduale, në mënyrë që të mos humbet asnjë figurë e dëshmuar partiake”, ka thënë Arifi.

Përndryshe, Ai pohon se PDK në Gjilan ka energji, ka dije, ka vullnet dhe dëshirë, për të marr obligime nga qytetarët e Gjilanit në mënyrë që t’i vazhdojnë punë të mira të cilat i patën filluar gjatë dy mandateve kur PDK ishte në qeverisje, por gjithsesi duke sjellë energji dhe ide të reja, për prosperim të Gjilanit dhe qytetarëve të saj.

KOMENTE