“5 Minuta Kulturë” nga Presheva, shembull inkurajues i kreativitetit të nxënësve

“5 Minuta Kulturë” nga Presheva, shembull inkurajues i kreativitetit të nxënësve

Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” drejtimi i mjekësisë ka publikuar aktivitetet e tyre në kuadër të projektit “5 Minuta Kulturë” i realizuar nga nxënësit me autorë Dr. Nazmi Memeti dhe Dr. Hamide Veliu Mehmeti.

Qëllimi i këtij projekti edukativ është gjallërimi i jetës kulturore artistike, nxitja e promovimi i talenteve të rinj në shkollat e mesme, shkruan Titulli.com.

“Jemi shumë të lumtur. Nxënësit janë dhurata më e çmuar e së djeshmes, krenaria e sotme, gëzimi i së nesërmes. Në komb që promovon bijtë e vet më të mirë, i përparon e i përkrah, ai komb ka zgjidhje brenda vetes”, thuhet në përshkrimin e aktivitet të shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë.

Emisionet janë realizuar me moderatorë Dardan Jusufi dhe Mirjeta Ramadani ndërsa realizimi teknik nga Granit Aliu.

Emisionet e zhvilluara mundë t ti shikoni në linkun e mëposhtëm dhe aktivitetet i këtij projekti janë një shembull pozitiv i kreativitetit të nxënësve dhe zhvillimi të tyre ne fusha të ndryshme.

video Titulli.com

KOMENTE