1234 tiketa!

1234 tiketa!

Policia e Kosovës, në Rajonin e Gjilanit përveç shtimit të masave të sigurisë në trafik, që po rezulton edhe me shqiptime të gjobave, po prodhon edhe statistika interesante nëse i referohemi raporteve policore për periudhën shtatëditore.

Derisa ditë më parë, Policia në Gjilan, kishte raportuar se brenda shtatë ditëve, nga raporti i kaluar deri në raporti aktual, ishin shqiptuar 1111 gjoba, për kundërvajtësit në trafik, pra duke krijuar një shifër interesante me të gjitha 1-sha, tani në raportin e ri, për shtatë ditët e fundit mësohet se janë shqiptuar 1234 tiketa gjobitëse, që krijohet një shifër prapë interesante, me numrat nga 1 deri 4.

Lexo edhe: 1111 tiketa!

Përndryshe, gjatë periudhës së fundit shtatë ditore (2 gusht – 8 gusht), në këtë rajon ka pasur 62 aksidente trafiku nga të cilat 17 me lëndime në njerëz dhe 45 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe shpërndarë 1234 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje.

Zëdhënësi Hashani ka bërë me dije se Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke implementuar Plane Operative dhe plane tjera Vepruese gjatë sezonit veror, duke parë situatën e krijuar dhe humbjes së jetës apo edhe lëndimeve të rënda trupore, janë marrë masa shtesë duke krijuar një TASK FORCË, e cila po merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor.

Përndryshe, duke iu referuar statistikave policore brenda kësaj jave të fundit, 2 gusht – 8 gusht, në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 77 incidente të natyrave të ndryshme, ndërsa ka pasur 37 të arrestuar.

KOMENTE